Site icon Telegrafi

Deputetët e LDK-së arrijnë në Kuvend për takimin me ambasadorin Delawie (Foto)

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë kanë filluar të arrijnë në Kuvend, në takimin që së shpejti pritet të fillojë ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe ambasadorit amerikan, Greg Delawie.

Ndër deputetet e para që ka arritur në Kuvend është Vjosa Osmani.

Ambasadori amerikan përmes këtij takimi me deputetët të LDK-së, po tenton t’i bindë ata që të votojnë pro demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë takim do të jetë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Pak më parë ambasadori Delawie pati një takim me kryeministrin Isa Mustafa dhe nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu. /Telegrafi/

Exit mobile version