Telegrafi

Deputetët e Bundestagut Gjerman sot në Kosovë, takohen me kryeministrin Haradinaj

Vizitat e zyrtarëve të lartë nga shtetet e ndryshme kanë vizituar muajt e fundit Kosovën.

Ky shpeshtim i vizitave të nivelit lë lartë, ka ndodhur shkaku i taksës së vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja, si dhe dialogu me Serbinë.

E sot, për vizitë në Kosovë do të jenë deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt.

Bauer dhe Schmidt do të takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku pas takimit do të ketë edhe një prononcim për media. /Telegrafi/