Grupi Parlamentar i AAK-së, ka vizituar minatorët e Trepçës, për t’u informuar me gjendjen e tyre shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai tha se kjo grevë është sociale dhe nuk është politike.
“Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës”, tha ai.
“Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve.”.
“Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës”.
“Qeveri vepro urgjent”, shkroi Tahiri.