Site icon Telegrafi

Deputetët e AAK-së aksion kundër heqjes së taksës, vendosin në Kuvend pankarta me mbishkrim “Serbia nuk kalon”

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bërë një aksion simbolik brenda Kuvendit të Kosovës, kundër heqjes së taksës 100 për qind.

Dy deputetët e AAK-së, Bekë Berisha dhe Gazmend Syla kanë vendosur në sallën e Kuvendit, pankarta ku shkruan “Serbia nuk kalon” dhe “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”, transmeton Telegrafi.

Seanca e jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës është thirrur pikërisht nga AAK. Seanca ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruara me debate të ashpra.

AAK edhe më herët ka organizuar aksione të tilla kundër heqjes së taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina./Telegrafi/

Exit mobile version