Telegrafi

Deputetët dorëzojnë më shumë se 50 amendamente për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më shumë se 50 amendamente kanë dorëzuar deputetët për propozim ligjin për Prokurorinë Publike dhe ligjit për Këshillin e Prokurorëve, për të cilën sot duhet të diskutohet në Komisionin për Çështje Evropiane.

Pothuajse gjysma prej amendamenteve janë dorëzuar nga OBRM-PDUKM, gjegjësisht dhjetëra, ndërsa LSDM ka dorëzuar 16 amendamente. Nga BDI janë dorëzuar 10 amendamente, ndërsa 3 janë dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët.

Kryetari i komisionit, Artan Grubi, njoftoi se do të thirr vazhdimin e seancës pasi të rishikohen amendamentet në konsultime në mes grupeve të deputetëve.

Më herët deputetët edhe nga pushteti edhe nga opozita njëzëri e miratuan seancën e rendit të ditës në të cilën duhet të diskutohet për ligjin me të cilën do të zgjidhet e ardhmja e PSP-së./Telegrafi/