Deputetët britanikë kanë votuar kundër daljes nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, me vetëm 16 ditë të mbetura për të shkuar deri në largimin e planifikuar të Britanisë së Madhe.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, në një goditje tjetër për kryeministren Theresa May, deputetët votuan 312 me 308 për të ndaluar Brexit pa ‘asnjë marrëveshje’, në asnjë rrethanë.
Një votim i tillë vjen pasi zonja May pësoi një disfatë tjetër, vetëm një ditë më parë.
Marrëveshja për Brexit e kryeministres britanike, Theresa May, kishte pësuar një humbje të dytë në Parlamentin britanik – vetëm 17 ditë para se Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian.
Por kryenegociatori i BE-së Michel Barnier tha se miratimi i marrëveshjes së saj është ende mënyra e vetme për të parandaluar largimin “pa marrëveshje”. /Telegrafi/