Deputetët holandezë nga Komisioni për çështje evropiane më 5 mars do të diskutojë për zgjerimin ndaj Ballkanit Perëndimor, ka informuar Parlamenti holandez.
Bëhet fjalë për “takim procedural” të Komisionit parlamentar për çështje evropiane ku deputetët do të “vendosin mbi mënyrën se si do të trajtohen” dokumente të ndryshme, përfshirë edhe “nota diplomatike” për zgjerimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Por edhe për buxhetin e BE-së, programin e punës të KE-së, Brexit dhe Konferencës për të ardhmen e Evropës.
Pozicionet e Parlamentit holandez për zgjerimin e obligojnë qeverinë pastaj në BE. Vitin e kaluar, Parlamenti holandez është deklaruar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por pozitivisht për Maqedoninë e Veriut.
Deputetët do të duhet të shqyrtojnë raportet e fundit për progresin e reformave të Shkupit dhe Tiranës si dhe metodologjia e propozuar për negociatat inkuadruese.