Site icon Telegrafi

Deputetët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë që në Kuvend të debatohet për ndotjen e ajrit

Për shkak të situatës alarmante në Republikën e Maqedonisë në lidhje me ndotjen e ajrit në qytete e vendit, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së ka paralajmëruar ngritjen e informacioneve për ndotjen e ajrit.

Ne kërkojmë nga Talat Xhaferi që të njëjtin informacion ta vendos në seancë.

“Dhe për shkak të alarmit të situatës në lidhje me ndotjen e ajrit ajo duhet të rishikohet dhe diskutohet gjatë seancës së nesërme. Ne kërkojmë që ky artikull të vendoset si pika e parë në rendin e ditës të seancës plenare të së nesërmes”, thonë nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së.

Ky informacion plotëson të gjitha kushtet dhe ne e ftojmë edhe një herë Talat Xhaferin që ta propozojë atë si pikën e parë të rendit të ditës në seancën e nesërme./Telegrafi/

Exit mobile version