Johnny Depp shpreson për një vit më të mirë para nesh, duke qenë se viti 2020 ka qenë mjaft i stuhishëm, sidomos për të.
Gjatë fundjavës, aktori e kishte publikuar një fotografi të përbashkët me mikun e tij, frontmenin e grupit “The Pogues”, Shane MacGowan.
“Ky vit ka qenë shumë i vështirë për shumëkënd. Shpresojmë për ditë më të mira përpara. Urime festat, të gjithëve! Dashuri dhe respekt për të gjithë ju. Përgjithmonë”, shkruante në përshkrim.
Pos krizës së pandemisë globale, Depp ka qenë kryetemë e mediave për procesin gjyqësor kundër The Sun, në të cilin ishte përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard, porse i kishte mohuar të gjitha akuzuar për keqtrajtim.
Njëherësh, pas procesit gjyqësor, Warner Bros i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga vazhdimi i tretë i filmit “Fantastic Beasts” dhe pritet të shihet se sa do të ndikojë kjo në të ardhmen në karrierën e tij. /Telegrafi/