Nuk kanë fund detajet në lidhje me bëmat e aktorit të famshëm, Johnny Depp. E fundit është se në vitin 2016 ai humbi shumën e jashtëzakonshme prej 650 milionë dollarësh që e kishte fituar nga filmat “Pirates of the Caribbean” dhe realizimet tjera.
Hamshori hollivudian dëshmoi në një gjykatë se i kishte pushuar nga puna këshilltarët e tij, kur zbuloi se, jo vetëm që kishte humbur 650 milionë dollarë, por sepse ata nuk kishin paguar taksat e aktorit për një periudhë 17 vjeçare.
Sipas të dhënave më të fundit, siç raportohet nga Daily Mail, pasuria e tij tani arrin në 160 milionë dollarë – transmeton KP.
Në artikullin për vitin 2018 të revistës Rolling Stone, ai kishte shkruar se ndodhej në prag të falimentimit. Por si arriti deri atje? Disa kanë thënë se ai vuan nga një çrregullim që e çon atë në shpenzime të tepërta dhe të paplanifikuara.
Fakti është se fillimisht, ai harxhoi rreth 60 milionë dollarë në pasuri të paluajtshme. Në vitin 1995, aktori bleu një fermë në Kentucky për nënën e tij dhe të afërmit e tjerë. Më vonë bleu një apartament në Los Angeles.
Shpenzime marramendëse kishte bërë kur bleu pesë shtëpi në Hollywood Hills me vlerë dhe pesë shtëpi verore të tjera në Los Angeles, nga të cilat më vonë shiti dy.
57-vjeçari gjithashtu shpenzoi dhjetëra miliona për të blerë një kompleks në Francë, Hameau, i cili ka restorantin e vet, Chez Marceline. Në vitin 2015 ra dakord ta shiste atë për të shlyer borxhet.
Duke dashur ta imitojë idhullin e tij, Marlon Brando, i cili kishte ishullin e tij në Tahiti, Depp bleu një ishull në Bahamas në viti 2004 duke shpenzuar miliona dollarë.
Shpenzimet e aktorit janë të çuditshme. Në një rast, ai i dha vajzës së tij, Lily Rose, 5.560 dollarë për të blerë një divan që kishte parë në një nga episodet e “Keeping Up With The Kardashians”.
Goditja fatale i erdhi nga divorci me Amber Heard. Ai pagoi, 65 milionë dollarë plus shpenzimet e gjykatës gjatë procesit të shkurorëzimit.
Thuhet se aktori ka fituar 48 milionë dollarë gjatë periudhës sa ishin të martuar, kështu që për aktoren shkuan 20 milionë dollarë vetëm nga këto përfitime. Këto janë vetëm disa prej shumave që Depp i shpenzoi nga pasuria e tij e madhe.