Johnny Depp ka humbur peshë të madhe dhe tashmë kanë nisur spekulimet se ai ka probleme shëndetësore.
Paparacit e kanë fotografuar aktorin gjatë pjesëmarrjes në festën e ditëlindjes së Lady Gagas, ndërsa ai dukej shumë i zbehtë, kishte ndryshime në lëkurë dhe ajo që vërehej ishte humbja e madhe në peshë.
Madje thuhet se gjatë kohës kur ka hyrë në lokalin ku ishte organizuar ndeja, atë e ka mbajtur një roje sigurimi.
Nuk dihet nëse është fjala për ndonjë rol të ri, ndarje stresuese që ka zgjatur me muaj apo aktori vuan nga ndonjë problem shëndetësor.
Kjo ishte hera e parë që 53-vjeçari shfaqej në publik prej se u shkurorëzua zyrtarisht me tashmë ish-gruan e tij, Amber Heard.
Gjatë nënshkrimit të dokumenteve, ai është pajtuar t’i paguajë shtatë milionë dollarë aktores, e cila ka thënë se do t’i dhurojë për qëllime bamirësie. /Telegrafi/