Telegrafi

Depp goditi gruan e tij me një iPhone

Aktorja Amber Heard ka akuzuar ish-burrin e saj Johnny Depp për përdorim të dhunës ndaj saj.

Heard dhe avokatja e saj Samantha Spector janë paraqitur në Gjykatën Superiore në California për të paraqitur kërkesën për shkurorëzim. Në këtë kërkesë aktorja ka pohuar se është rrahur nga ylli i filmave “Pirates of Caribbean”.

Heard si dëshmi ka dorëzuar disa fotografi të lëndimeve, përfshirë një kur shihet lëndimi në syrin e saj të djathtë.

TMZ raporton se Heard ka dëshmuar që Depp e ka goditur në fytyrë me një iPhone ndërsa ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Heard pohon se Depp i ofroi para për të heshtur rreth incidentit.