Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Greqisë, Depozitat bankare të sektorit privat kanë rënë në muajin shkurt për të dytin herë radhazi.
Depozitat e bizneseve dhe individëve u ulën në 132.18 miliardë euro nga 132.93 miliardë euro në muajin janar.
“Në shkurt, depozitat e sektorit privat u ulën me 789 milionë euro, krahasuar me një rënie prej 1.547 miliardë në muajin paraardhës dhe norma vjetore e rritjes ishte 5.5 për qind në 6.2 për qind në muajin e kaluar”, tha Banka e Greqisë, përcjell Telegrafi.
Bankat kanë vuajtur këtë fenomen në hapësirën e më shumë se dy viteve pasi vendi fitoi një mundësi të tretë për të qëndruar në Eurozonë në korrik të vitit 2015.
Athina arriti të shlyente edhe këstin e fundit të borxheve në gusht dhe po mbështetet në tregjet e bonove për të rifinancuar borxhin e saj. /Telegrafi/