Arrestimi dhe deportimi nga Kosova i Boiken Abazit, sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në Vetëvendosje, ka angazhuar përfaqësues të lartë të kësaj partie për të kërkuar shpjegim dhe ndihmë edhe nga Tirana zyrtare, pasi Abazi është shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Burime të Lapsi.al thonë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk i kanë hapur telefonin kreut të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e as themeluesit të saj, Albin Kurti.
Ndërkohë, ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, u thotë “do të interesohem”, ndërsa një muaj më parë kishte siguruar përfaqësues të Vetëvendosjes se asgjë s’kishte për t’i ndodhur aktivistit të tyre nga Tirana.