Site icon Telegrafi

Deponuan përmes bankomatit para të falsifikuara, arrestohen dy të dyshuarit në Viti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga një bankë komerciale në qytetin e Vitisë më 14.10.2022 ka pranuar ankesë se në një bankomat të kësaj banke janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 euro.

Policia bën të ditur se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se dy të dyshuar kosovar E.SH (2004) dhe E.S. (2000) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Vitisë bankënota të falsifikuara të vlerës 100 euro.

“Dy të dyshuarit më 22.11.2022 janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë tek të cilët në momentin e arrestimit janë gjetur edhe dy bankënota të vlerës njëqind (100) euro të dyshuara si të falsifikuara. Të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritet kallëzim penal për veprën penale “,,Falsifikim i parasë’’ dhe rasti do të dërgohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Exit mobile version