Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët e një banke kanë njoftuar se në bankomat ishin deponuar 705 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur në mars të 2024.
“Prizren / 26.03.2024. Zyrtarët e një banke kanë njoftuar se në bankomatin e tyre ishin deponuar 705 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.
Monedhat janë konfiskuar nga forenzika, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/