Site icon Telegrafi

Deponohen në një bankë në Gjakovë rreth 3 mijë euro të falsifikuara 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar i një banke në Gjakovë ka raportuar se brenda një periudhe dymujore janë deponuar rreth 3 mijë euro, të dyshuara se janë të falsifikuara.

Rasti është raportuar në rrugën “Nënë Terezë” në Gjakovë më 16.04.2024-10:00.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë ka raportuar se brenda periudhës dy mujore janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara, 1421 monedha metalike në vlerë prej 2 euro, një kartëmonedhë në vlere prej 50 euro, një kartëmonedhë në vlerë 20 euro si dhe një kartëmonedhë në vlerë 5 euro si të dyshuara të falsifikuara. Vlera totale është 2917 euro”, thuhet në raport.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version