Telegrafi

Deponohen 800 euro të falsifikuara në një bankë në Rahovec, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 800 euro para të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:24 në rrugën “Avdullah Bugari”, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klient janë deponuar 800 euro para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/