Deponia në hyrje të qytetit të Tetovës është zgjeruar drejt mbikalimit që gjendet poashtu në hyrje të Tetovës, deponi që ende nuk është duke u larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tashmë disa javë e radhë, grumbulli i hedhurinave është në rritje e sipër. Ndërmarrja komunale ”Tetova” vazhdon që në këtë deponi të bëjë ngarkim-shkarkimin e bërllogut, pa ndonjë standard.
Një banor i lagjes thotë se hedhurinat janë duke u afruar pranë shtëpive të tyre, kutërbon, vera afrohte dhe katastrofa ekologjike do të jetë më e madhe.
Muajin e kaluar, ndërmarrja komunale e lartëpërmendur premtoi se do të pastrojë deponinë përmes bartjes nëpër kontenjerë të mëdhenj, deri sa të ndërtohet stacioni modern për riciklimin e hedhurinave./Telegrafi/