Site icon Telegrafi

Depay mungon në stërvitjet e Barcës për ta kompletuar transferimin

(Foto: Getty/The Sun)

Memphis Depay mungoi në stërvitjet e sotme (e mërkurë) të Barcelonës, pasi është shumë pranë kalimit te Atletico Madridit.

Dy klubet thuhet të këna arritur marrëveshje për çmimin e sulmuesit holandez pikërisht këtë mëngjes.

28-vjeçarit i skadon kontrata me Blaugranët në fund të këtij sezoni, prandaj ata shpresonin të përfitojnë nga shitja e tij në janar, pasi edhe Manchester Unitedi dhe Arsenali kishin shprehur interesim.

(Foto: The Sun)

Megjithatë, sipas Marca, Barca ka arritur marrëveshje me Atleticon për shitjen e Depay për vetëm tre milionë euro. Kjo shifër shumë më e ulet nga ajo prej shtatë milionë eurosh që kërkonin katalunasit për të.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Atletico po punojnë për shkëmbimin Depay-Carrasco

Atij iu dha leja të mungonte në stërvitje për ta kompletuar transferimin, ndërsa me klubin e ri do të nënshkruajë kontratë prej dy vjet e gjysmë.

Qëllimi i Barcës ishte që ta merrte Yannick Carrascon në drejtim të kundërt, mirëpo akoma nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Memphis Depay gjithmonë e më afër Atletico Madridit
Exit mobile version