Memphis Depay është njëri nga futbollistët më të kërkuar për edicionin e ri.
Sulmuesi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me Lyonin dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij, pasi Depay në qershor do të largohet si futbollist i lirë nga Lyoni.
Barcelona, Juventus, Milan, Roma, Bayern Munich e Borussia Dortmund janë skuadrat që e duan holandezin.
Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe gjiganti anglez Liverpool.
Mediat në Angli kanë raportuar se The Reds kanë filluar tanimë kontaktet e para me agjentin e lojtarit.
Trajneri Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë holandezin dhe kërkon transferimin e tij në Anfield.
Gjithsesi dëshira e Depayt është t’i bashkohet Ronald Koemanit te Barcelona, por mbetet të shihet nëse The Reds do ta bindin atë për rikthim në Angli. /Telegrafi/