Telegrafi

Depay mund të largohet nga Barcelona këtë verë

Sulmuesi holandez, Memphis Depay pritet të largohet nga Barcelonë në afatin e ardhshëm kalimtar, pasi drejtuesit preferojnë sulmues tjerë.

Vetëm një vit pas nënshkrimit me Blaugranat, holandezi mund të shtyhet drejt një largimi nga Camp Nou.

Sipas gazetës katalunase Sport, Depay mund të largohet nga Barcelona këtë verë pasi klubi preferon opsione të tjera sulmuese.

Për shkak të përforcimeve të fundit si Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang, holandezi rrezikon largimin.

Drejtuesit e klubit janë gjithashtu duke e ndjekur Erling Haalandin dhe janë të etur për të lënë hapësirë ​​në skuadrën e tyre.

Ndryshe, Depay këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje këtë sezon duke shënuar tetë gola dhe dhuruar dy asistime. /Telegrafi/