Telegrafi

Depay kërkohet nga gjiganti spanjoll

Ylli holandez nuk po ndez te United

Anësori i Manchester Unitedit, Memphis Depay, raportohet se është në planet e Barcelonës, nëse kampioni spanjoll dështon të transferojë sulmuesin e Atletico Madridit, Luciano Vietto.

Caku kryesor i Barçës është sulmuesi argjentinas, mirëpo në rast se dështon transferimi i tij, atëherë katalunasit do të synojnë transferimin e 22-vjeçarit holandez.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Barcelona mund të ofrojë 17 milionë për Depayn, i cili u transferua te “Djajtë e kuq” për 25 milionë funte nga PSV Eindhoveni.