Telegrafi

Depay e pranon se nuk mundi ta shijonte golin e parë në ndeshjen zyrtare me Barcelonën

Memphis Depay ka thënë se nuk mund të shijonte golin e tij të parë konkurrues për Barcelonën, pasi ekipi i tij nuk arriti të fitojë.

Barcelona barazoi me rezultat 1-1 në udhëtim te Athletic Bilbao të shtunën mbrëma në ndeshjen e javës së dytë.

Vendasit kaluan në epërsi me anë të Inigo Martinez, por Barcelona barazoi gjithçka me një supergol nga Depay.

Lexo po ashtu Barcelona del me një pikë nga ‘San Mames’ – super goli i Depay shpëton katalunasit nga humbja

Ky ishte një moment ëndrrash për sulmuesin, i cili nënshkroi për Barcelonën në një transferim falas nga Lyon këtë verë.

Por pas ndeshjes, Depay zbuloi se nuk arriti ta shijonte supergolin e shënuar.

“Është e mrekullueshme të shënosh një gol, por jam i zhgënjyer me rezultatin”, ka thënë fillimisht Depay pas ndeshjes.

“Janë dy fytyra. Unë me të vërtetë nuk mund të shijoj golin tim premierë sepse nuk mundëm të merrnim tre pikët”.

“Ishte një lojë e vështirë, por padyshim që të shënoj golin tim të parë për klubin do të thotë shumë dhe unë dua të shënoj edhe më shumë”, përfundoi holandezi.

Barcelona tani ka fituar një ndeshje dhe ka barazuar një nga dy ndeshjet e para, dhe do të përballet me Getafen në javën e ardhshme. /Telegrafi/