Memphis Depay u transferua me shumë bujë te Barcelona në verën e vitit të kaluar.
Sulmuesi holandez iu bashkua katalunasve si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Olympique Lyon.
Por pas një fillimi të mirë në Camp Nou, tani Depay nuk shihet më si zgjedhje e parë në repartin ofensivë të klubit katalunas.
Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e preferon holandezin dhe ai mund të largohet në verë.
Gazeta katalunase Sport ka shkruar se lojtari ka pasur një bisedë me drejtuesit e Barçës ku i ka kërkuar që ata ta lënë të lirë në verë.
Depay kishte pranuar të nënshkruajë me Barcelonën për një pagë më të ulët dhe tani pret nga klubi që ta mirëkuptoj për ta lënë të lirë në verë.
Për lojtarin e ardhmja mund të jetë në Serie A, ku Roma, Inter, Milan e Juventus e pëlqejnë shumë atë.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Depay të rikthehet përsëri në Lyon, skuadër që ka shprehur gatishmërinë për ta marrë përsëri në radhët e veta. /Telegrafi/