Telegrafi

Depay drejt transferimit në Serie A

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay është drejt largimit nga “Camp Nou” pas vetëm një sezoni me fanellën e Barcelonës.

Holandezi ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës katalunase sezonin e kaluar me 13 gola të realizuar në 37 ndeshje të luajtura.

Edhe përkundër lojës së mirë që ka shfaqur, Depay pritet të largohet nga Barcelona, pasi këta të fundit po synojnë disa përforcime në vijën e parë të frontit.

Lexo po ashtu Klubet angleze dhe italiane interesohen për Depayn, Barcelona tanimë ia ka vendosur çmimin

Mediat spanjolle, shkruajnë se interesim për lojtarin ka shfaqur Roma dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Depay ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, ndërsa katalunasit është i gatshëm ta lërë të lirë për 25 milionë euro. /Telegrafi/