Ylli holandez i Lyonit, Memphis Depay nuk i fshehë ambiciet e tij për t’u bashkuar me Barcelonën në afatin kalimtar të janar.
Pa kontratë në qershor, Depay është kandidati kryesor për t’u transferuar te Barcelona, e cila e donte lojtarin edhe në verë, por nuk e arriti.
Holandezi thuhet se do të nënshkruhet në janar si mbulesë për të dëmtuarin Ansu Fati, ndërsa një transferim në Camp Nou e përkrah edhe lojtari.
Pas paraqitjes në miqësoren kundër Spanjës mbrëmë, ishte vetë Depay, i cili thuri elozhe për klubin e Barcelonës.
“Barça është një klub i madh. Ka shumë klube të tjera të mira në botë, por ky është një nga më të mëdhenjtë. Të gjithë e duan atë, por ne do të shohim se çfarë e ardhmja ka rezervuar për ne”, ka thënë fillimisht Depay për RTVE.
“Nëse është e mundur që unë të bashkohem me Barça? Nuk e di. Afati i transferimeve nuk është i hapur dhe unë nuk jam i përqendruar në këtë tani, të jem i sinqertë”.
“Unë jam i përqendruar të kem paraqitje të mira dhe të përpiqem të jem një lojtar më i mirë. Ka shumë spekulime, por unë nuk jam në humor për momentin”, përfundoi sulmuesi holandez. /Telegrafi/