Telegrafi

SHBA: Do të punojmë me Talat Xhaferin për të mbështetur demokracinë në Maqedoni

Departamenti i Shtetit Amerikan e ka dënuar fuqishëm sulmin e dhunshëm mbi anëtarët e Kuvendit të Maqedonisë të ndodhur mbrëmë, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Departamenti i Shtetit bën të ditur se do të punohet me kryetarin e ri për të mbështetur demokracinë dhe të ndihmuar Maqedoninë në rrugën evropiane. Më tej, në reagim thuhet se dhuna nuk ka vend në proceset demokratike.

SHBA-të thërrasin autoritetet e Maqedonisë që të ofrojnë siguri për anëtarët e Kuvendit dhe për të hetuar imtësisht sulmin e ndodhur, duke nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit që kryen dhunë.

Departamenti i Shtetit u bën thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin paqësisht dallimet dhe të respektojnë ligjet dhe proceset demokratike./Telegrafi/