“Maqedonia ka shfaqur përkushtim të fuqishëm në koalicionin global për luftë kundër Shtetit Islamik. Maqedonia është anëtare e grupit punues për luftëtarët e huaj terrorist në suaza të Koalicionit, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të shtetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më tej në raport theksohet se sektori i sigurisë i Maqedonisë është i pajisur për ballafaqim efikas me terrorizmin brenda kufijve të vendit.
Po ashtu në raport për të gjithë shtetet e Ballkanit thuhet se kanë treguar përkushtim të fuqishëm në luftën kundër terrorizmit. Shqipëria është lëvduar për donacionin e armëve për kurdët në luftën kundër ShI në Siri.
Në raport Kosova është vlerësuar pozitivisht për vullnetin e shprehur në luftën kundër terrorizmit./Telegrafi/