Departamenti Amerikan i Shtetit tha sot se vendimi i Gjykatës së Lartë të Rusisë për të ndalur veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, është një veprim shqetësues i përndjekjes së pakicave fetare në vend dhe bëri thirrje për shfuqizimin e ndalimit dhe të respektohet e drejta e lirisë së mendimit, ndërgjegjes, fesë dhe besimet.
“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve ruse për të hequr ndalimin mbi aktivitetet e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, ndryshimin e vendimit për mbylljen e Qendrës Administrative të Dëshmitarëve të Jehovait, dhe lirimin e të gjithë anëtarëve të pakicave fetare, të cilët vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në paraburgim për të ashtuquajturat veprimtari ekstremiste”, thuhet në deklaratë, transmeton KosovaPress.