Site icon Telegrafi

Departamenti Amerikan i Shtetit uron qytetarët e Kosovës për formimin e Qeverisë së re

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus ka uruar qytetarët e Kosovës për formimin e Qeverisë së re.

Ortagus në një postim në Twitter tha se mezi të ndërtojnë një partneritet të fuqishëm dhe të punojnë së bashku me njerëzit e Kosovës për rritjen e ekonomisë dhe fuqizimin e ligjit.

“Urime qytetarëve të Kosovës për formimin e Qeverisë së re. Mezi po presim të ndërtojmë një partneritet të fuqishëm dhe të punojmë së bashku për rritjen e ekonomisë, të fuqizojmë zbatimin e ligjit dhe të mbështesim rritjen e prosperitetit për njerëzit në rajon”, shkruan Ortagus. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version