Telegrafi

Deontay Wilder, ylli i mbrëmjes para duelit ndërmjet Furyt dhe Pianetas

Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

Kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda WBC, Deontay Wilder, ndodhet në Belfast për meçin ndërmjet Tyson Furyt dhe Francesco Pianetas.

Amerikani 32-vjeçar është ftuar në Windsor Park në rolin e analistit televiziv për BT Sport. Në ndërkohë, ai do ta ketë mundësinë ta shohë nga afër kundërshtarin e tij të ardhshëm.

Ish-kampioni i unifikuar botëror përballet me sfiduesin e dyfishtë për titull, ndërsa pranë ringut do të qëndrojë Wilder.

Ndërkaq, arritja e amerikanit në Windsor Park është pritur nga shumëkush dhe të gjithë ata që kanë pasur mundësinë janë përshëndetur dhe janë fotografuar me të.

Ndërkohë që ka pasur edhe të tillë që nuk e pëlqejnë Wilderin, të cilët i kanë hedhur lëngje.

Lexo po ashtu Lajmet për Wilder

Vlen të përmendim se në rast fitoreje, Furyn do ta siguronte meçin ndaj kampionit të WBC-së, me të cilin do të ndeshej gjatë këtij viti.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Getty Images)

Fury është një ish-kampion i WBA, IBF dhe WBO, dhe nëse siguron një meç për titull, tre vite pasi e mposhti Wladimir Klitschkon, do të ishte një arritje shumë e madhe.

30-vjeçari u suspendua nga boksi në vitin 2016, pasi doli pozitiv në substanca të ndaluara dhe për shkak të problemeve mendore.

Dueli me Wilder do të zhvillohej në nëntor ose dhjetor në SHBA (në Neë York apo Las Vegas). /Telegrafi/