Telegrafi

Deontay Wilder me teori të re pas humbjes ndaj Tyson Furyt në WBC – sqaron vendimin e stafit të tij për hedhjen e peshqirit në ring

Deontay Wilder ka dalë me teori të re se përse stafi i tij vendosi që të hidhte peshqirin në ring, në humbjen ndaj Tyson Furyt në fundjavën që shkoi.

Bronze Bomber jo vetëm që pësoi humbjen e parë në karrierë, ai madje humbi edhe titullin WBC në peshat e rënda nga Gyspy King.

Amerikani i ka dalë në mbrojtje stafit të tij për hedhjen e peshqirit në ring, e që automatikisht ai ka humbur përballjen ndaj britanikut.

Tyson Fury – Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Është një veprim njerëzor, një reagim instiktiv, ata nuk dëshironin të më shikonin se si lëndohesha më shumë”, ka thënë Wilder.

“Por, unë më shumë isha i lënduar në përballjen me Luis Ortizin se sa në këtë situatë. Ende e kisha vetëdijen time. Isha në dijeni për veprimet e mija të radhës. E dija se si të lëvizja në ring”.

Lexo po ashtu Tyson Fury kishte mbrojtësen e dhëmbëve me shkrimin “Nigeria” – tifozët mendojnë se ky veprim ishte i dedikuar për Anthony Joshuan

“Edhe pse nuk e kisha koordinimin me këmbët e mija, isha i gatshëm të vazhdoja luftën. 42-0, kjo gjë është e rëndë, pasi kam pësuar humbjen e parë ën karrierë, mirëpo do të kthehem më i fortë”, ka thënë më tej ai.

Wilder ka konfirmuar se do të zhvillojë trilogjinë me Furyn, e që kjo gjë mund të ndodhë në fund të këtij vitit. /Telegrafi/