Telegrafi

Deontay Wilder do të përfundonte punë me Anthony Joshua për tre raunde, sipas trajnerit të tij

Trajneri i Deontay Wilder, Malik Scott, foli për duelin e mundshëm midis amerikanit dhe Anthony Joshua dhe madje edhe e parashikoi fituesin

Scott gjithashtu përmendi gjatë një interviste se Bronze Bomber do të jetë gati për sa herë që të kërkohet një luftë kundër AJ-t, duke pasur parasysh që promovuesi i tij Eddie Hearn tashmë ka hapur derën për një luftë kundër amerikanit më vonë këtë vit.

Scott phoi se Joshua nuk do të mund të përballonte më shumë se tre raunde ndaj Wilderit.

“Shpresoj se po. AJ do të luftojë me dikë tjetër, që nuk e dinë shumë njerëz, nga sa dëgjoj. Deontay është i disponueshëm dhe sa herë që Joshua të jetë gati, ne do të presim”, deklaroi ai për Pro Boxing Fans.

Malik Scott ishte i emocionuar kur u shpreh se Anthony Joshua nuk i përshtatet Deontay Wilder.

“Është një luftë me tre raunde. AJ nuk mund të qëndrojë përballë Deontay Wilderit. Ai është një boksier i disiplinuar, i sistemuar”.

“Qoftë Ruiz, AJ apo kushdo qoftë, nëse Deontay është i disiplinuar, asnjëri prej tyre nuk shkon në tre raunde me të”, ka vazhduar më tej ai. /Telegrafi/