Site icon Telegrafi

Deontay Wilder shkarkon trajnerin që hodhi peshqirin në ring në rimeçin ndaj Tyson Furyt

Deontay Wilder i ka ndarë rrugët me Mark Breland, trajneri që hodhi peshqirin në ring në rimeçin ndaj Tyson Furyt.

Boksieri amerikan ishte rrëzuar fillimisht dy herë brenda meçit, ndërsa në herën e tretë, Breland u detyruar ta ndalte britanikun me hedhjen e peshqirit në ring.

Kjo gjë e acaroi jashtë mase Wilderin, që iu drejtua gjyqtarit se nuk do të duhej të ndërpriste duelin, gjersa më vonë iu bë e ditur se ishte trajneri i tij.

Bronxe Mask i nervozuar nga humbja në rimeç, vendosi që të pushonte përkohësisht nga puna Brelandin.

Mirëpo, Wilder tashmë ka pranuar ndihmën e Floyd Mayweather që të përgatitet për trilogjinë.

Përballja ishte caktuar fillimisht në muajin korrik, por shkaku i coronavirusi u shty. Më pas u caktua më 3 tetor, mirëpo edhe kjo datë u shty dhe tani është vendosur më 19 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version