Site icon Telegrafi

Deontay Wilder ia lë fajin kostumit për humbjen ndaj Tyson Furyt

Deontay Wilder ka konfirmuar se po e përgatit aktivizimin e klauzolës për një meç të tretë ndaj Tyson Furyt, pas humbjes që pësoi në fundjavën e kaluar.

Bronze Bomber jo vetëm që pësoi humbjen e parë në karrierë, por humbi edhe titullin e WBC-s në peshat e rënda ndaj Gypsy King në MGM Grand Arena në Las vegas.

Në një intervistë për The Athletic, amerikani ka thënë se ai nuk do ta humbiste ripërballjen, po mos të kishte veshur kostumin e rëndë në hyrje.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images)

“Kam gabuar me veshjen e kostumit. Ai ishte shumë i rëndë, këmbët e mija nuk e përballonin. E ndjeja se po humbisja forcën, më zihej fryma”, ka thënë Wilder.

“Më pas ishte dorëzimi nga stafi im. Më parë do të vdisja se ta hidhja peshqirin brenda në ring. Unë jam luftëtar, nuk dorëzohem”.

Lexo po ashtu Pas triumfit spektakolar ndaj Deontay Wilderit, Tyson Fury e kishte telefonuar menjëherë babain e tij për ta pyetur se si ndihej

“E kam thënë disa herë se cilido anëtar i imi do të hedhë peshqirin në ring, do të ketë pasoja. Por, und do të qëndrojë me stafin tim edhe pse ai veprim ishte i nxituar”, ka shtuar më tej ai.

Wilder do t’i ketë 30 ditë në dispozicion që të pranojë trilogjinë ndaj Furyt, ndryshe Anthony joshua mund të përfitojë nga kjo gjë dhe të luftojë për titullin e unifikuar në peshat e rënda. /Telegrafi/

Exit mobile version