Deontay Wilder është dërguar me urgjencë në spital pas duelit ndaj Tyson Furyt me dyshimin për dëmtim të timpanit të veshit.
Boksieri amerikan filloi të gjakoste nga veshi i majtë gjatë raundit të katërt të meçit për titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda.
Ekipi i tij gjatë gjithë kohës përpiqej ta mjekonte, mirëpo 34-vjeçari vazhdonte të kishte rrjedhje gjaku, ashtu që u shfaq dyshimi edhe për tronditje, transmeton The Sun.
Duke qenë se Wilder nuk mund ta rikthente baraspeshën për t’u përballur me Furyn, në raundin e shtatë këndi i tij e hodhi peshqirin duke e dorëzuar meçin.
Deontay u shpreh i pakënaqur me vendimin e kampit të tij, mirëpo menjëherë pas duelit është dërguar në spital për të marrë masa parandaluese për ndonjë lëndim eventual. .
Tashmë ish-kampioni nuk u shfaq në konferencën e paraparë për shtyp në MGM Grand. Dyshohet që Wilder ka çarje të timpanit të veshit të majtë, mirëpo do të bëhen ekzaminime mjekësore edhe për ndonjë tronditje më të rëndë trunore. /Telegrafi/
The disrespect hahahahaha what a guy Fury is #WilderFury pic.twitter.com/ZCTvUisVX7
— . (@FizzyChaudhary) February 23, 2020