Telegrafi

Deontay Wilder i bindur se do ta mposhtë Tyson Furyn: Bëre gabime që e ndërrove trajnerin

Deontay Wilder i ka thënë Tyson Furyt se ka bërë një gabim të madh që e ka ndryshuar trajnerin e tij.

Dyshja do të takohen për herë të dytë më 22 shkurt, 14 muaj pasi e zhvilluan përballjen e tyre që përfundoi me barazim.

Ish-kampioni i peshave të rënda që nga ajo kohë e ka larguar trajnerin Ben Davison, duke e emëruar Javan ‘Sugar’ Hillin.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Por, Wilder ka thënë se Fury nuk ka asnjë shans ndaj tij dhe të gjitha çfarë i thotë janë gjepura.

“Ne ende nuk e kemi parë fuqinë e tij për të cilën flet në çdo konferencë”, ka thënë ai.

“Është e vazhdueshme. Mendoj se ai i përdor jastëkët në vend të grushteve. Kështu e ndjeva në herën e fundit”.

“Ai bëri gabim që e ndryshoi trajnerin e tij. Kur bën ndryshime në kampin tuaj në këtë kohë, nuk mund të më mposhtësh. Unë jam i paparashikueshëm”, ka shtuar më tej Wilder.

Në këtë përballjes mes dyshes, do të jetë në garë titulli WBC që e posedon amerikani, që në rast të fitores do ta kërkojë meçin me Anthony Joshuan. /Telegrafi/