Site icon Telegrafi

Denzel Washington për rolin e tij në “Gladiator II” pasi nuk u nominua për Oscar: Në këtë moshë duhet të pajtohesh me disa gjëra

Denzel Washington (Foto: EPA-EFE)

Roli i Denzel Washingtonit në “Gladiator II” me regji të Ridley Scott mori reagime pozitive nga publiku.

Në film, Washingtoni luajti rolin e Macrinus-it, një ish-skllav që u bë një nga figurat më me ndikim në Romë, duke u përpjekur të largonte nga pushteti perandorët Geta dhe Caralla.

Për shkak të performancës së mirë në aktrim, kritikët profesionistë dhe shikuesit prisnin që të nominohej për një Oscar në kategorinë ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’, por kjo nuk ndodhi.

Në një intervistë të re me New York Times, ylli i famshëm zbuloi se nuk e ka problem të mos nominohet.

“Jam i lumtur për të gjithë ata që janë nominuar, por edhe i kënaqur me atë që po bëj. Unë kam qenë në botën e aktrimit për një kohë të gjatë dhe në këtë moshë duhet të pajtohesh me disa gjëra. Fillimi i mençurisë është të kuptuarit. Unë po bëhem më i mençur me kalimin e kohës dhe po punoj që të flas më pak dhe të kuptoj më shumë”, tha Washington.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Denzel Washington

Ai theksoi se është i kënaqur që i është dhënë mundësia të jetë pjesë e këtij filmi dhe është një nder i veçantë për të që luan një rol në “Othello”.

“Mendova se isha mirënjohës sepse ditën që nuk u nominova për Oscar, isha duke luajtur një rol në Othello në Broadway”, pohon ai.

Gjatë gjithë karrierës së tij të aktrimit, Washingtoni ka fituar dy çmime Oscar: për ‘aktorin më të mirë dytësor’ për filmin e vitit 1990 “Glory” dhe për ‘aktorin më të mirë kryesor’ për filmin “Training Day” të vitit 2002. /Telegrafi/

Exit mobile version