Telegrafi

Denver Nuggets fiton ndeshjen e shtatë ndaj Spurs dhe kalon në gjysmëfinale

Ka përfunduar seria e ndeshjeve mes San Antonio Spurs dhe Denver Nuggets.

Janë zhvilluar shtatë ndeshje ku në fund ishin Nuggets që shënuan fitore 86:90 për të kaluar tutje me epërsi 4:3.

Që nga fillimi i ndeshjes Nuggets ishin më të mirë ku çerekun e parë e përfunduan me 10 pikë epërsi.

Jamal Murray ishte më meritori për këtë fitore të Nuggets, pasi në këtë sfidë realizoi 23 pikë, pati pesë kërcime e katër asistime.


Me lojë të mirë u dallua edhe Nikola Jokic që arriti Triple Double me 21 pikë, 15 kërcime e 10 asistime, ndërsa Gary Harris shtoi 11 pikë.

Rudy Gay me 21 pikë ishte më efikasi tek mysafirët, ndërsa me nga 19 sosh kontribuan De Rozan e Forbes por që nuk ishin të mjaftueshme që Spurs të kalonte tutje.

Kësisoj Denver Nuggets në ndeshjen gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit do të përballet me Portland Trail Blazers. /Telegrafi/