Daniel Stançev, i akuzuari i katërt në rastin “Softuerët”, i propozoi për martesë të akuzuarës Irena Ivanovska në sallë, pasi gjykatësja shqiptoi dënimet në këtë rast.
Daniel Stançev i propozoi Ivanovskës, pasi prokurori i kërkoi masën e paraburgimit për shkak se ekzistonte rreziku që ai të arratisej sepse ishte i pamartuar.
“Sa i përket gjendjes sime familjare, që për prokurorin është një rrethanë që si e pamartuar do të ikja, këtu me zemër e pyes publikisht Irena Ivanovkën nëse do të martohet me mua. A do të martohesh me mua pas tetë vjetësh? Ti je arsyeja e vetme pse qëndrova në këtë vend”, tha Stançev i cili u gjunjëzua para Irena Ivanovskës, e cila iu përgjigj “po”.
Gjykatësi i uroi ata për momentin e tyre të mrekullueshëm, përpara se të dilnin nga salla e gjyqit për të vendosur nëse do t’i caktonte masën e paraburgimit.
“Një moment i mrekullueshëm për të dy, fat të mirë për ju, por a keni arsye të tjera si rrethanë për t’u mbrojtur në liri”, tha gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska.
Ndryshe, në këtë rast, i akuzuari i parë Dragi Rashkovski është dënuar me tetë vite burg. I akuzuari i dytë, Ivica Dimitrovski, është dënuar me pesë vjet burg. Igor Hristov u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj. I akuzuari i katërt, Daniel Stançev, është dënuar me 4 vjet. Irena Ivanovska u dënua me tre vjet e gjashtë muaj, ndërsa profesionistët e pavarur Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska morën nga tre vjet burg./Telegrafi/