Site icon Telegrafi

I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për drogë, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

Një 51-vjeçar në Elbasan, Uliks Pajenga, ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për drogë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ai u arrestua në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version