Site icon Telegrafi

I dënuar me 20 vjet burgim, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim, Agron Çakalli, 54 vjeç, banues në Elbasan.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Kretë, Greqi, me vendimin e datës 02.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe me vendimin e datës 17.04.2024, ia ka konvertuar dënimin, shtetasit Agron Çakalli, në 20 vjet burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version