Telegrafi

Dentisti nxjerri vet dhëmbin para pasqyrës, teknika që nuk duhet kurrë ta provoni në shtëpi (Video)

Rustam Yakhyaev nga Surgut i Rusisë, e ka nxjerrë vet një dhëmb pa ndihmën e askujt dhe të gjithë procedurën e ka filmuar, për ta postuar në internet.

Pamjet mjaft të rënda që mund t’i shihni më poshtë, janë parë afro gjysmë milioni herë, por nuk kanë munguar kritikat për këtë veprim të pazakontë, transmeton Telegrafi.

“Mund të ketë komplikime dhe pasoja të mëdha”, si dhe “qoftë edhe nëse tmerrohesh nga mjeku, nuk duhet të provosh diçka të tillë në shtëpi”, janë dy nga komentet lidhur me rastin.

Në fakt, askujt nuk i preferohet që të kryejë vet ndonjë intervenim të ngjashëm, qoftë edhe nëse është dentist, por të kërkojë ndihmën përkatëse. /Telegrafi/