Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka thënë se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtar i partisë së Nenad Rashiq.
Policia e Kosovës konfirmon hetimin për rastin me dyshimin për tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim, në një postim të tij në Facebook.
Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut ka thënë se ka pasur një tentim vrasje.
“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodh një rast tentim vrasje në Soqanicë, Komuna Leposaviq. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, pjesëtari i Qeverisë së Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.
“Nuk ka dyshim se regjimi në Beograd qëndron prapa tentim-vrasjes, si dhe Radoiçiqi dhe kaubojsat vendas Sllavko Simiç, Zoran Todić”, ka shkruar Radomiroviq në Facebook.