Site icon Telegrafi

BE dënon mohimin e masakrës së Reçakut

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç, shprehet se nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999.

Komentet e zëdhënëses të enjten (11.04) erdhën pas mohimit të masakrës së Reçakut nga zyrtarë serbë duke përfshirë edhe një ministër nga Qeveria e Kosovës, dhe vetë kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq. Ministri kosovar pas komenteve që bëri u lirua nga detyra nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Mohimi dhe revizionizmi (nënkupto revizionizëm historik, shën red.)janë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo në një kumtesë me shkrim. “Duke i respektuar viktimat, autoritetet duhet të përmbahen dhe të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të të ardhmes”, ka thënë ajo.

Ndërkohë e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, FedericaMogherini do të marrë pjesë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç, të enjten (11.05) ka konfirmuar se shefja e saj Federica Mogherini do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Kancelarja gjermane Merkel dhe Kryetari francez Makron ku do mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj ky takim do të ofrojë një mundësi për të adresuar sfidat dhe të theksohen përpjekjet për pajtim, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal. /DW/

Exit mobile version