Site icon Telegrafi

Dënohet me një vit burg Salianji, Bardhi akuzon gjyqtarin

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta nga gjyqtarit të Apelit, Gent Shala, pas vendimit për të lënë në fuqi dënimin me një vit burg për Ervin Salianjin.

“Se do të shkojë Genc Shala në Gjykatë të Lartë, kupton?. Dhe mendon që do ta mbështesë Fatmir Xhafaj. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Kjo është e vërteta. Merr dy dëshmitarë të rremë, si në gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë se do të shkojë në Gjykatë të Lartë, ai dhe të tjerët”, tha Bardhi në sallën e gjyqit.

Të enjten, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e shpallur në Shkallën e Parë për Salianjin, 1 vit burg për kallëzim të rremë, në dosjen e ashtuquajtur “Babale”.

Pas këtij vendimi, Salianji humbet edhe mandatin e deputetit, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, që ndalon personat e dënuar me vendim të formës së prerë për të ushtruar funksione publike. Në të njëjtën çështje, Gjykata e Apelit dënoi me 100 orë punë në komunitet gazetarin Jetmir Olldashi.

Exit mobile version