Site icon Telegrafi

Dënohet me burg ish-shefi i krimeve në Policinë e Elbasanit

Gjykata e Posaçme dënoi me tre vjet e gjashtë muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e krimeve në Policinë e Elbasanit, i akuzuar për korrupsion.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij është dy vjet e katër muaj.

Gjithashtu, Leonard Palushi është përjashtuar edhe 5 vjet nga ushtrimi i funksioneve publike. /Telegrafi/

Exit mobile version