Dënohet asistenti i gjyqtarit kryesor në El Clasico: ishte ‘tejet miqësor’ me lojtarët e Barçës, mësoni detajet (Foto)
Arbios Kryeziu
BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 03: Lionel Messi (L) of FC Barcelona conducts the ball next to his teammate Luis Suarez (R) and Luka Modric (2nd L) and Sergio Ramos (2nd R) of Real Madrid CF during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou stadium on December 3, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
Pau Norbert Cebrian Devis i cili ishte asistent i gjyqtarit kryesor javën e kaluar në El Clasico është suspenduar nga La Liga.
Sipas radio stacionit spanjoll Cadena SER e gjitha kjo ka ndodhur pasi ai ishte ‘tejet miqësor’ me lojtarët e Barcelonës.
Para ndeshjes asistenti i gjyqtarit ishte parë duke u sjellë në mënyrë shumë të shoqërueshme me lojtarët e klubit katalunas.
Këtë javë asistenti nuk është parë në asnjë ndeshje në La Liga dhe kështu pritet të ndodh edhe javën tjetër, pasi suspendimi i tij është dy javor. /Telegrafi/