Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me burg ish-kandidatin për president Abdel Moneim Aboul Fatouh dhe disa figura kryesore nga grupi Vëllazëria Myslimane, gjatë së dielës me arsyen e “përhapjes së lajmeve të pavërteta” dhe për “planifikimin e përmbysjes së pushtetit”, sipas raportimeve nga Agjencia Franceze e Mediave dhe agjencia e lajmeve Reuters.
Siç bëhet e ditur, 70 vjeçari Aboul Fatouh, i cili vuan nga disa sëmundje siç bënë me dije familja e tij, u dënua me 15 vite burgim, thuhet në një deklaratë të gjykatës e cila u lëshua gjatë ditës së diel.
Mohamed al-Qassas, zëvendës-kryetari i parë i partisë për Egjiptin e Fortë të Aboul Fatouh, u dënua me 10 vite burgim.
Me 15 vite burgim u dënua gjithashtu edhe ish-këshilltari i Vëllazërisë Myslimane, Mahmoud Ezzat, i cili është duke vuajtur disa dënime të përjetshme nga disa akuza të tjera, transmeton Telegrafi.
Grupet e krahut të djathtë i kanë kritikuar këto dënime ndaj masave në Egjipt, dhe kanë bërë thirrje ndaj autoriteteve që të sigurojnë gjykime të drejta.
Grupe të ndryshme, ndër to edhe Human Rights Watch dhe Amnesty International, thonë se arrestimet dhe gjykimet sikur tek rastet e Aboul Fatouh dhe el-Kassas tregojnë goditjet e qeverisë ndaj mospajtimeve jo vetëm me kundërshtarët politikë islamik por edhe me aktivistët pro-demokratik, gazetarët dhe kritikët e ndryshëm.
Aboul Fatouh është ish-lideri kryesor i Vëllazërisë, i cili u shkarkua nga grupi në vitin 2011, vit kur ai vendosi të garojë zgjedhjet presidenciale të Egjiptit. Ai dhe el-Kassas u burgosën në shkurt të vitit 2018 pasi kritikuan rëndë qeverisjen dhe administratën e presidentit Abdel Fattah el-Sissi. /Telegrafi/